fbpx

Tetë viktima nga stuhitë dhe tornadot në SHBA

tornado-in-US.jpg

Tetë persona llogaritet të kenë humbur jetën për shkak të motit të keq që ka përfshirë jugun e Shteteve të Bashkuara që prej javës së kaluar. Ndërkohë, stuhitë dhe tornadot po zhvendosen për në Bregun Lindor, ku kanë shkaktuar problemet e para në sektorin e transporteve.

Të paktën 8 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas stuhive dhe tornadove që shkaktuan përmbytje e dëme në zona të shumta në jug të Shteteve të Bashkuara. Viktimat u verifikuan në Misisipi, Teksas dhe Luiziana.

Disa nga të plagosurit mbetën të bllokuar për disa orë në rrënojat e shtëpive pasi skuadrat e shpëtimit hasën vështirësi për shkak të bllokimit të rrugëve. Autoritetet deklarojnë se të paktën 11 tornado prekën tre shtetet përpara se stuhia të fillonte të zhvendosej drejt Bregut Lindor.

Në Ohaio, Karolinën e Jugut dhe Virxhinia qytetarët janë udhëzuar të bëjnë kujdes nga stuhitë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303