‘Tetori e gjen Shqipërinë me SPAK dhe Kryeprokuror’

ibrahimi.jpg

Kryetari i KLP, Gent Ibrabimi beson se muaji tetori do ta gjejë Shqipërinë me institucionin e SPAK dhe me Prokurorin e Përgjithshëm. Deklarata u bë në takimin që kreu i KLP  pati me Christian Lange, Sekretar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë.

Në takim me Gent Ibrahimit dhe deputetit Christian Lange ishte i pranishëm dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf

Takimi u fokusua në zbatimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve te reja, SPAK dhe BKH.

“Për 9 muaj, KLP ka menaxhuar mjaft procese sfiduese si ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Në javët në vijim, KLP merr vendim për sa i përket numrin e prokurorëve me të cilët mund të ngrihet SPAK. Besoj se tetori do të gjej vendin me SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm”, tha Ibrahimi.

Nga ana e tij deputeti Christian Lange tha se lufta kundër korrupsionit është kushti dhe prioriteti kryesor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

scroll to top