Teuta largon për herë të dytë Edi Martinin

Edi-Martini.jpg

Teuta është futur në një krizë të thellë, teksa në 4 ndeshjet e fundit ka marrë po kaq humbje, ku skuadra e drejtuar nga Edi Martini ka harruar të fitojë.

Për këtë situatë drejtuesit e durrsakëve kanë marrë masa duke larguar për herë të dytë trajnerin Martini.

Pas largimit herën e parë, durrsakët emëruan në krye Renato Arapin i cili qëndroi për tre ndeshje në krye të skuadrës duke regjistruar dy barazime dhe një fitore. Por, në mënyrë surprizë, Martini u rikthye në krye të ekipit, megjithatë planet nuk shkuan siç ishin parashikuar dhe tashmë pas katër humbjeve vjen sërish ndarja.

Prapaktheu përsëri te Teuta, që pritet t’i besojnë sërish drejtimin e skuadrës Arapit ku aktualisht bregdetarët janë në vendin e gjashtë me 18 pikë vetëm tre pikë larg pozicionit që të dërgon një kategori më poshtë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303