Tha se do të shpërndante Parlamentin, flet troç Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur edhe për kërcënimin që ai bëri, pikërisht shpërndarjen e Parlamentit.

Ai tha se Parlamenti shpërndahet me dekret, ashtu sikurse presidenti shkarkohet nga një parlament legjitim.

“Jam shumë i qartë, që garante e Kushtetutës është Gjykata Kushtetuese, pastaj vijnë me radhë presidenti, etj. Por mbi të gjitha është Gjykata Kushtetuese. Parlamenti shpërndahet me dekret. Edhe presidenti shkarkohet nga një parlament legjitim. Qeveria a shkarkohet me mocion mosbesim?! Lexojeni Kushtetutën është shumë e thjeshtë. Është vijë e kuqe, është e vetmja që mund të mbrojë interesat kombëtare. Një Gjykatë Kushtetuese e zgjedhur në mënyrë mafioze cenon interesin kombëtar dhe të drejtat kushtetuese”, tha presidenti Meta.