Tha “What the fuck” në konferencë, Rama jep shpjegime

rama-8.jpg

Kujt iu drejtua kryeministri Edi Rama me shprehjen, “What the Fuck” dhe çfarë fshihet pas saj?

Edi Rama ishte në Pejë sot dhe lëshoi disa deklarata të forta në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, mes të cilave edhe frazën “What the fuck”, duke iu referuar sjelljes së Bashkimit Evropian.

“Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale të Kosovës po më tregonte mbrëmë se si në Beograd, deri në dy të natës, me anë të dërguarve të Europës, i kërkonin të hiqte fjalën REPUBLIKA E KOSOVËS nga fjalimi që do të mbante në konferencën e përbashkët. What the fuck”, tha Rama.

Këtë frazë, ai e sqaroi në Open, duke theksuar se e tha në një kontekst shumë preciz: “Nuk mund ta përkthej në shqip, është e thënë në një kontekst shumë preciz. Nëse fjalën e nxjerr nga konteksti, atëherë ajo ndryshon trajtë. Fjala në vetvete është thënë në një moment preciz. Mesazhi ishte në gjithë gjatësinë e mbledhjeve mes dy qeverive, nga fillimi deri në fund”.

scroll to top