fbpx

Thaçi akuza ndaj Kurtit: Ai dhe grupi i tij kanë kryer vepra të kundërligjshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar sërish, duke hedhur akuza ndaj Albin Kurtit. Sipas tij, ai dhe grupi i tij kanë kryer vepra të kundërligjshme, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin.

“Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk do të komentoj asgjë, pasi po keqkuptohem…Kurti ka ardhur me yryshin e shkarkimit të presidentit, por ka mu shkarku më shpejt se presidenti. Është koha ku Kurti dhe grupa e tij të përballen me drejtësinë për aktivitetet kriminale dhe politike”, është shprehur Thaçi.

Ai po ashtu foli edhe për zgjedhjet në komunën e Podujevës, ku tha se do të bisedojë me të gjithë spektrin politik, duke respektuar rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

“Sa i përket zgjedhje në Podujevë, do të bisedoj me të gjithë spektrin politik dhe do të respektoj rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë”, tha ai.