Thaçi dekoron George Bush me ‘Urdhrin e Pavarësisë’

Presidenti Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me ish-presidentin George Bush, e të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.
Thaçi dhe ish-presidenti Bush u fokusuan edhe tek përpjekjet e tashme për të siguruar një të ardhme të sigurt, ku u pajtuan se është e domosdoshme arritja e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të shënonte mbylljen e konfliktit, njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE.
Ndërkaq për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, presidenti Thaçi e ka dekoruar ish-presidentin Bush me Urdhrin e Pavarësisë

Lër një koment