Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, u paraqit sot në Hagë për t`u marrë në pyetje me ftesë të Prokurorit të Specializuar. Që prej orës 13:00 ai po merrej në pyetje ndërsa raportohet se sapo ka përfunduar seanca e marrjes në pyetje.
Pas thuajse gjashtë orësh ai doli, duke dhënë një prononcim shumë të shkurtër. Thaçi tha që do të rikthehet serish nesër për ta përfunduar.
” “Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit, Z. Prosper dhe prokurorëve për çështje sqaruese e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në, kështu që do të vazhdojë nesër.”– është shprehur Thaçi”