fbpx

Thaçi: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë i pakushtëzuar

thaçi-1.jpg

Pas përfundimit të takimit të Samitit të Brdo Brijunit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një deklaratë për gazetarët tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë pa kushte.

Thaçi theksoi rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Hashim ThaçiTheksova domosdoshmërinë që të ndodhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Nëse vazhdon mos dhënia e këtij vendimi kjo është diskriminim dhe ndëshkim ndaj qytetarëve të Kosovës

Theksoj se tarifa ka qenë vendim i drejtë dhe legjitim dhe i tillë do të mbetet në fuqi. Duhet të vazhdojë dialogu i  pakushtëzuar me mundësitë e arritjes së një marrëveshje për normalizim të plotë, ligjërisht obliguese, gjithëpërfshirëse që nuk krijon vija etnike të kufijve. Që vendet tona mbeten multi etnike që përfshin Luginën e Preshevës, Metvegjes dhe Bujanocit në territorin e Kosovës.

Vendet e BE tani do të jenë më unike, jo siç ka ndodhur në Berlin. Shpresoj se Samiti i Parisit do të jetë më i organizuar.

Kam qenë i tmerruar kur u informova që në Berlin nuk kanë qenë të informuar dhe të koordinuar organizatorët me SHBA.

Pa rolin e SHBA nuk ka dialog dhe jo më marrëveshje apo implementim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303