Thaçi: Do hiqet taksa, rifillim i dialogut me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se taksa ndaj Serbisë do të hiqet dhe dialogu me të do rifillojë sërish në Bruksel. Këto lajme janë bërë të ditura nga vetë Thaçi, i cili zhvilloi një takim me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath, drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-së, Brad Berkley, si dhe me Ekipin Negociator të Kosovës.

Ai u shpreh se Kosova nuk duhet të cenojë marrëdhëniet e mira që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë arsye taksa do hiqet.

“Të gjithë anëtarët e Ekipit Negociator kanë shprehur shqetësimin për veprimet agresive të Beogradit, por në të njëjtën kohë kanë shprehur edhe gatishmërinë e tyre për respektimin e këshillës së SHBA-së për suspendimin e taksës dhe rifillimin e dialogut në Bruksel”, thuhet në komunikatë./real-news.tv