Thaçi e ka nënshkruar mandatin e Albin Kurtit: Mund të vijë të marri dekretin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për t’i dhënë mandatin Albin Kurtit dhe se ai mund të shkojë në Presidencë për ta marrë dekretin kur të jetë gati.

Thaçi shtoi se bllokimi i institucioneve nuk mund të vazhdojë gjatë.

“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar, do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë. Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe unë vazhdoj të besoj fuqishëm që do të vazhdojmë t’i përmbushim detyrat që kemi. Për hir të korrektësisë, ju i dini ftesat që ia kam dërguar Kurtit për të marrë të drejtën e mandatarit për themelimin e qeverisë. Takimi në zyrën time ka qenë një takim i vullnetit të mirë por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar qe Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se vullneti për të lëvizur më shpejtë është më i madh se për të mbajtur peng votën e popullit.

“Nëse Kurti nuk e pranon dhe nuk është i gatshëm ta marrë vendimin për të qeverisur, atëherë mund ta refuzojë.