fbpx

Thaçi flet me Shtëpinë e Bardhë, zbulohen detajet

thac-1-730x348.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me John Bolton, këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump.

Vetë presidenti i Kosovës ka bërë të ditur bisedën telefonike përmes rrjetit të tij social në Facebook.

Sipas Thaçit, biseda me Boltonin është përqendruar te “dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton. Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump“.

Sipas Thaçit, dialogu do të rifillojë së shpejti mes dy vendeve.

Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB”, ka shtuar ai. Kosova ka ecur gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësia do të jetë e përhershme”, përfundon shkrimi i Thaçit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303