fbpx

Thaçi këmbëngul: Nuk tërhiqem, mbështes fuqishëm korrigjimin e kufirit me Serbinë

Hashim-Thaci.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vijon që të këmbëngulë në idenë e tij për rishikimin e kufijve me Serbinë.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga ideja e tij për kufijtë, në emër të konsensusit kombëtar, Thaçi është përgjigjur:

“Kur të dëgjoj ide të tjera më të mira, do ta mendoj”.

Ai ka shtuar gjithashtu se “S’kam dëgjuar ide më të mira për ta përmbyllur dialogun me Serbinë. Synimi im është ky: Të ndodhë dialogu, Kosova të jetë sa më unike, mundësisht. Mbështes fuqishëm korrigjimin e kufirit. Nuk ka njohje reciproke, pa definim të kufirit” theksoi në emisionin “DPT Te Fidani”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. Por gjatë vizitës në Kosovë ai u shpreh se ‘nuk është e vërtetë se dua të ndryshoj kufijtë’.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *