Thaçi: Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave

thaci-4.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me anëtaren e Senatit të Francës, Helen Conway-Mouret, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

Në këtë takim, Thaçi është shprehur se vendi i tij ka zhvilluar një proces elektoral shembullor dhe se tani pret formimin e qeverisë së re.

“Kosova ka një demokraci të avancuar”, u shpreh  Thaçi dhe shtoi se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve pret që shpejt të formohet qeveria që do të shtyjë përpara proceset e rëndësishme për Kosovën.

Ai theksoi se Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor pret përkrahje më konkrete nga BE-ja.

“Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave dhe pret vendim nga BE dhe shtetet anëtare të BE-së”.

Nga ana tjetër Senatorja Conway-Mouret u shpreh se Franca përkrah perspektivën evropiane të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303