fbpx

Thaçi kthehet në Kosovë, poston foto me prindërit

hashim.jpg

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot është kthyer në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të cilën e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook.

Thaçi ka qenë jashtë vendit dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku pritej të mbahej takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e dialogut, me ndërmjetësim të ambasadorit Richard Grenell.

Vizita e tij u ndërpre, pasojë e publikimit të akt-akuzës për të, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë.

Prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj Thaçi dhe Veselit, nën dyshimin për vrasjen e afërsisht 100 personave.

Ndërkaq, lidhur me zhvillimet e fundit Thaçi paralajmëroi konferencë për media të dielën, por që është shtyrë për ditën e hënë në orën 20:00.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Presidentit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303