fbpx

Thaçi kthehet sot nga Haga, stacioni i parë Rinasi, por në Morinë e pret një super surprizë

Thaci-ok-770x433.jpg

Ka përfunduar ‘saga’ katërditore e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Hagë. Pas intervistës nga Prokurorët e Speciales ai do të kthehet sot në Atdhe.

“Indeksonline” shkruan se Thaçi fillimisht do të zbresë në Shqipëri, ku pritet më pas të jap më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë.

Burimet thanë se është duke u përgatitur një tubim për t’i uruar mirëseardhjen presidentit Thaçi në pikën kufitare në Morinë, në orën 19:30.

Por është bërë thirrje që qytetarët që marrin pjesë në këtë tubim të kenë flamurin e maskën me vete, duke mbajtur distancë. “Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm”, ka thënë Thaçi mbrëmë pasi ka kryer intervistimin në Hagë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303