Thaçi: Më mirë ulem në tavolinë me dreqin sesa me Vuçiçin

thaci.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dha një intervistë për “KosovaPress”, ku konfirmoi takimin e tij të enjten me Aleksander Vuçiç në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi, që zhvillohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Thaçi u shpreh se më me dëshirë do të dialogonte më një dreq sesa me Vuçiçin.

“Me dëshirën më të madhe do të isha ulur me një dreq në tavolinë dhe të bisedoja sesa me Aleksander Vuçiçin. Sepse me të gjitha forcat e tij po punon për shpërbërjen e Kosovës si shtet dhe dëmtimin e institucioneve të saj”, deklaroi Thaçi.

Takimi në Bruksel do zhvillohet para atij që do të jetë në Paris, ku të dy presidentët kanë pranuar ftesën e Presidentit të Francës, Emanuel Macron me rastin e 100-vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

scroll to top