fbpx

Thaçi, mesazh ngushëllimi Ramës për humbjen e nënës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar një postim në rrjete sociale, ku i shpreh ngushëllime kryeministrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij.

Ai shkruan se bashkëndjen dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës.

Kujtojmë që Aneta Rama humbi jetën në moshën 82 vjeç.

“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes. HTH”, shkruan Thaçi.