Thaçi: Mund të arrijmë marrëveshje me Serbinë

Media e njohur ndërkombëtare ‘The Guardian’ i ka kushtuar një artikull marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shkrimi i referohet raporteve mes dy shteteve si dhe problematikat që kanë pasur dhe vijojnë të kenë me njëri tjetrin.

Prestigjiozja shkruan se ka qenë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që ka thënë se deri në fund të vitit 2019, mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Më tej, ‘The Guardian’ kujton pikërisht kohën e luftës si dhe 10 mijë të vdekur, të cilët ishin shqiptarë etnikë./real-news.tv