fbpx

Thaçi optimist për arritjen e paqes me Serbinë

thacci-1-780x439.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” ka folur për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, për rolin e diasporës në forcimin ekonomisë dhe për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi.

Presidenti Thaçi ka theksuar se më kurrë nuk do të ketë luftë ndërmjet shqiptarëve edhe serbeve nëse arrihet një marrëveshjeje e paqes, e cila mund të arrihet në muajt e ardhshëm.

“Kush pengon arritjen e marrëveshjes së paqes, merr mbi supe përgjegjësinë e tragjedive të tjera ndëretnike shqiptaro-serbe e ndoshta edhe më gjerë”, ka paralajmëruar presidenti Thaçi.

Ai ka folur edhe për krijim e ushtrisë së Kosovës, duke thënë se ajo do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe botë.

‘Ky ishte vendim i natyrshëm i një vendi të pavarur. Falë NATO-s, Kosova është një nga vendet më të sigurta në Evropë. Ne duam të bëhemi anëtar i NATO-s dhe kjo është e mundur vetëm me ushtrinë tonë. Ne duam t’i kontribuojmë paqes dhe stabilitetit. Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë shumetnike me standardet e NATO-s. Në të vërtetë, nuk jemi shumë herët, por shumë vonë me të’-tha Thaçi duke shtuar se reagimi i Serbisë për ushtrinë ishte i motivuar politikisht dhe armiqësor, i nxituar dhe pa argumente. Vendimin për krijimin e ushtrisë e merr Kosova, jo Serbia. Mbi të gjitha, ne nuk pranojmë këshilla nga vendi më anti-NATO në rajon, siç është Serbia’-shtoi Thaçi./real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303