Thaçi: Ta përfundojmë marrëveshjen historike me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se ende Kosova dhe Serbia nuk po arrijnë të gjejnë një marrëveshje historike mes shteteve që do sillte padiskutim paqe.

Në një konferencë, Thaçi theksoi se normalizimi i raporteve mes dy vendeve është totalisht i pashmangshëm.

Më tej, presidenti i Kosovës tha se ka ardhur koha që armiqësitë të lihen pas dhe të arrihet marrëveshje historike me Serbinë.

“Normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve është i pashmangshëm. U bën 20 vjet nga përfundimi i luftës, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arrit një marrëveshje të mirëfilltë që do të arrinte paqen. Besoj fuqishëm në këtë qëndrim se ka ardhur koha që të lëmë prapa armiqësinë dhe të bëjmë marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Thaçi.

Së fundmi, ai tha se mes Kosovës dhe Serbisë ka patur regres këto 12 muajt e fundit./real-news.tv