Thaçi takohet me Trump dhe Merkel në Paris

Thaci-Trump.jpg

Në një postim në Twitter, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka takuar Presidentin amerikan, Donald Trump në Paris, ku liderët botërorë janë mbledhur për të përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Sipas Thaçit, Trump shprehu 100% mbështetje për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam pasur një takim mbrëmë me Presidentin Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për marrëveshjen e detyrueshme ligjore midis Kosovës dhe Serbisë . Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA. Kemi rënë dakord me Presidentin Donald Trump mbi nevojën për të zgjeruar paqen dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor, duke arritur një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë të mundur që Republika jonë të bashkohet me NATO, OKB dhe BE”-ka shkruar Thaçi,

Në një postim tjetër, presidenti i Kosovës është shprehur se ka patur një takim edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Gjithashtu kisha mundësinë të bëja një bisedë të shkurtër me kancelaren gjermane Angela Merkel në Paris. Ne diskutuam rreth mundësinë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Të dy ramë dakort se mbështetja e Gjermanisë është vendimtare për këtë marrëveshje dhe anëtarësimin tonë në BE”-njoftoi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303