Thaçi takon Mike Pompeo-n: Kosova është me fat që ka SHBA-në si aleat dhe partnerin më të afërt strategjik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar gjatë ditëve të fundit në Gjermani. Thaçi ishte pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Munih, bashkë me përfaqësues të tjerë nga e gjithë bota.

 

 

Gjatë konferencës së sotme, Thaçi është takuar me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Mike Pompeo.

Thaçi pas takimit tha se Pompe-n, e falënderoi atë për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kosovës, si dhe udhëheqjen e jashtëzakonshme të ShBA-së në procesin e dialogut, Kosovë-Serbi.

“Kosova është me fat që i ka ShBA-të si partnerin dhe aleatin e saj më të ngushtë strategjik”, shkroi ndër të tjerash Thaçi.