fbpx

Thaçi: Të formohet sa më shpejt Qeveria Hoti

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrjen pasditen e sotme që të formohet sa më shpejt Qeveria e re në Kosovë.

“Sot kam pranuar aktgjykimin e Gkykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë për dekretin tim me të cilin propozova z, Hoti për Kryeministër. U dëshmua edhe njëherë se në Kosovë është pjekur demokracia dhe se funksionojnë me sukses institucionet e pavarura. Është hapur rruga për formimin e Qeverisë. Shpresoj të jetë kapitull i ri për stabilitet.

Kam qenë i kujdesshëm që cdo hap që kam marrë, të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën” .

Pres që sa më parë të themelohet Qeveria e re, pasi rrethanat kërkojnë një Qeveri funksionale dhe efektive. Kosova nuk e ka lluksin të ketë vakum në qeverisje. Ftoj partitë politike dhe të nominuarin për Kryeministër të marrë përgjegjësitë”, ka thënë Thaçi, në një konferencë për shtyp.