Thaçi: Të hiqen gërmadhat kufitare Kosovë- Shqipëri, duhet të ketë liri të lëvizjes

thaci-1.jpg

Presidenti Thaçi ka komentuar sërish kufirin Kosovë-Shqipëri, i cili ka thënë se duhet të hiqet, sepse është vendosur jashtë vullnetit tonë.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane.

“Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndan padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime pa humbur kohë!”, ka shkruar Thaçi./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303