fbpx

The Guardian: Shkencëtarët dyshues nëse rritja e temperaturave do të ndikojë tek Covid-19

Sipas një artikulli në The Guardian, shkencëtarët janë dyshues nëse rritja e temperaturave do të ndikojë tek zhdukja e Covid-19.

Shkencëtarët do të monitorojnë se si reagon koronavirusi teksa në Britani apo Europë pritet të shënohen temperatura mbi 20 gradë Celsius.

Një studim i familjes së koronavirusit, nga vjen dhe COVID- 19 u publikua dhe javën e kaluar dhe tregonte pikërisht se koronaviruset në shkurt kanë një numër shumë të lartë infektimi kurse në verë shumë ulët.

Studime të tjera tregojnë se koronaviruset janë sezonale në klimat e buta.

Vetëm koha do e tregojë se çfarë do të ndodhë me Covid-19.