fbpx

The Weeknd akuzon ‘Grammy’s’ për korrupsion, pas tij edhe Drake

5c38c099a801a708578b289d_Drake-TheWeeknd.jpg

Këngëtari i njohur The Weeknd ka dhënë një deklaratë të fortë drejtuar ‘Grammy Awards’, duke i quajtur të korruptuar.

Arsyeja e kësaj deklarate ishte fakti që, këngëtari nuk mori asnjë nominim për çmimet e këtij viti.

‘Është mungesë respekti ndaj punës sime dhe fansave të mi që të merret ky vendim’, u shpreh ndër të tjera këngëtari.

Zyrtarët e Grammy’s u kundërpërgjigjën me diplomaci ndaj deklaratës së tij, duke zbuluar se numrat e të nominuarve po bien çdo vit, jo më kot ka shumë emra që meritojnë të vlerësohen, por nuk janë në lista.

Megjithatë, përfaqësues të shfaqjes së njohur, nuk kanë hequr dorë nga ftesa për të performuar që i kanë drejtuar The Weeknd.

Reagimi i The Weeknd është mbështetur edhe nga reperi Drake, i cili s’ka vonuar shumë dhe ka shprehur gjithashtu publikisht pakënaqësitë e tij.

Në një postim të gjatë në Instastory, Drake tregon ndër të tjera se ka pritur që ndarja e çmimeve “Grammy” të ndryshojë, por në fakt ka kuptuar se s’ka për të ndryshuar kurrë.

“Mendoj se duhet tëa ndalojmë veten të habitemi çdo vit për këtë shkëputje mes muzikës me ndikim dhe këtyre çmimeve dhe të pranojmë që ajo çfarë ishte më parë forma më e lartë e njohjes, të mos ketë rëndësi për artistët që ekzistojnë tani dhe ata që do të vijnë më pas. Është pak a shumë si një i afërm për të cilin ti pret që të ndryshojë, por ai nuk përmirësohet.”- ka shkruar ndër të tjera reperi.

Ai ka etiketuar në një tjetër postim edhe disa emra artistësh që medoi se u injoruan gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303