fbpx

The Weeknd dhuron 500 mijë dollarë në kuadër të fushatës ‘Black Lives Mattter’

The Weeknd, ka dhuruar 500 mijë dollarë për të mbështetur të drejtat e njeriut në kuadër të fushatës ‘Black Lives Matter’ (‘Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi’).

Këngëtari kanadez, emri i të cilit është Abel Tesfaye, ka shpërndarë disa nga mesazhet të cilat e falënderonin atë për shumën e ndarë, shkruan Daily Mail.

“Vazhdoni të mbështetni vëllezërit dhe motrat tona që janë duke rrezikuar atje jashtë për të ndryshuar pikëpamjen ndaj jetëve të personave me ngjyrë”, ka shkruar ai.

Para tij, ditën e djeshme (e hënë), rep-artisti Drake është solidarizuar me protestuesit duke dhuruar 100 mijë dollarë.