fbpx

Thellohet bilanci i vitkimave nga tërmeti në Turqi/ 83 të vdekur e 962 të plagosur, vijojnë kërkimet

download.jpg

Turqi, Izmir

Ka shkaur në 83 numri i vitkimave nga tërmeti i madh në Turqi i cili e pati epiqendrën në Detin Egje, në një thellësi prej 10 km shumë pranë ishullit grek të Samosit.

Deri më tani 962 janë plagosur dhe 33 mijë e 434 persona kanë ngelur pa shtëpi. Tashmë puna ka mbaruar në 11 ndërtesa dhe vazhdon ende në 6 ndërtesa nga ekipi i kërkim-shpëtimit. Deri më tani Turqia është përballur me 1148 pasgoditje

Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit. Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303