Thellohet kriza e Kamzës/ Gjoka: Nëse nuk paguhen lojtarët, iki

gjoka.jpg

Kamza vijon të zhgënjejë. Skuadra nga periferia e kryeqytetit u mposhtën minimalisht 1-0 nga Partizani, duke thelluar akoma dhe më tepër krizën.

Në prononcimin për mediat pas takimit, trajneri i tyre, Ernest Gjoka pohoi se skuadra nuk është paguar, çka ka sjellë edhe rezultatet negative. Ndërkohë që shtoi se nëse situata mbetet e tillë do të jap dorëheqjen.

Unë mendoj se gjendja është kjo që është. Uroj dhe shpresoj që njerëzit që na drejtojnë, ta zgjidhin sa më shpejt. Ne mundohemi të punojmë, por kaq është mundësia. Nuk është çështje ultimatumi, duhet zgjidhur situata. Njerëzit duhet të mbajnë familjet dhe kanë nevojë për financa. Dihet që dy drejtuesit kanë prishur marrëdhëniet, dhe kjo ndikon te skuadra. Unë uroj të zgjidhen, që skuadra të jetë e qetë. Unë e përgatis ta hedh në fushë, kur e kam të qetë, mendoj se mund të shkojnë mirë. Kur gjërat rëndohen, nuk mund të them më shumë. Jemi në një moment shumë delikat. Në këto momente, jam i kënaqur me të gjithë që mu përgjigjën. Mendoj se do i jap dhe pak kohë presidentit, dhe nëse nuk e qetëson dot skuadrën, jo unë, por askush nuk do punoj dot. Nuk është çështje dorëheqje, por nëse nuk motivoj dot lojtarët në stërvitje, për çfarë do duhem.”-tha mes të tjerash Gjoka./real-news.tv/

scroll to top