fbpx

Themeluesi i Twitter-it dhuron 28% të pasurisë së tij për luftën kundër koronavirusit

Jack Dorsey, themelues i rrjetit social Twitter, tha se do të dhurojë një miliard dollarë për të ndihmuar trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Dorsey tha se donacioni paraqet rreth 28 për qind të pasurisë së tij.

Ai e bëri njoftimin në Twitter, duke thënë se “nevojat janë gjithnjë e më urgjente”.

Dorsey nuk tregoi saktësisht se ku do të dërgohen fondet.

Krijuesi i Twitter shpjegon se për këtë dhurim do të përdoren aksionet e tij në kompaninë Square, të cilat pasi të shiten do të shpërndahen përmes fondacionit “Start Small”.