Theret me 71 goditje thike pedofili që përdhunoi 71 të mitur

71 ishin viktimat e tij, dhe me 71 plagë të shkaktuara nga thikat ka vdekur një prej pedofilëve më të tmerrshëm.

Richard Huckle 33 vjeç pedofil serial në Britaninë e Madhe është vrarë në burg pasi po vuante dënimin me 22 burgime të përjetshme.

Mediat vendase dhanë lajmin këtë të hënë, duke e cilësuar si një prej pedofilëve më të rrezikshëm në botë, i cili gjeti vdekjen gjatë së dielës në burgun Full Sutton, të East Yorks.

Huckle, u hetua fillimisht nga policia australiane dhe më pas u deportua në vendin e tij ku u shpall fajtor për 71 përdhunime me fëmijë nga pak muajsh deri në 12 vjeç, krime të kryera në Malajzi, vend ku kishte qëndruar për disa vite, i fshehur pas rolit të një mësuesi misionar protestant, shkruajnë mediat angleze.