Theu karantinën, futbollisti rrezikon 12 vite burg

Futbollistët Luka Jovic dhe Nikola Ninkovic janë kthyer në çështje shtetërore në Serbi.

Dy lojtarët braktisën karantinën në ekipet respektive duke u kthyer në shtetin e tyre.

Presidenti Aleksander Vucic i ka paralajmëruar:

“Nëse ndonjëri nga ata do të dal nga shtëpia do të arrestohet në vend. Mendoj se atyre i vjen keq për atë që kanë bërë, por ia bëj të qartë atyre se jeta e njerëzve tanë është më e shtrenjtë se milionat e tyre”, u shpreh Vucic.

Mediat serbe thonë se  prokuroria do të nis një proces penal ndaj sulmuesit të Real Madrid i cili e theu karantinën duke festuar ditëlindjen e të dashurës së tij.

Jovic rrezikon një gjobë të lartë ose në rastin më ekstrem, rrezikon deri në 12 vite burg.