fbpx

Theu masën e sigurisë për të vënë skedinë, prangoset elbasanasi

lloto.png

Një i ri nga Elbasani ka vënë në lëvizje policinë e qytetit pasi theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

32-vjeçari Thanas Beko është arrestuar më pas në flagrancë në një pikë bastesh.

Policia bën me dije se Thanas Beko me vendim nr 820 dt 08.11.2018 të Gjykatës së rrethit të Elbasan, ka qenë me masë sigurimi “arrest shtepie”. Ai u arrestua në kuadër të verifikimit të masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor e Elbasanit.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit konfirmuan se materialet kanë kaluar te organi i akuzës për vepren penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Beko u arrestua disa ditë më parë për vjedhje në bashkëpunim, plagosje me dashje dhe mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *