Theu urdhrin dhe rreh partneren ndërsa tjetri përndiqte 18-vjeçaren, e pësojnë keq dy persona

pranga-1.jpg

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, njëri për përndjekje dhe tjetri për dhunë ndaj bashkëshortes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 31 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Rrogozhinë, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëjetuesen dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. C., 41 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një 18-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303