Thirrja e Berishës për PS-në: Kini kujdes me Ramën…

sdut-ex-premier-sali-berisha-calls-on-albanians-to-get-2016apr21.jpg

Teksa ka vizituar ekspozitën e piktorit Avni Delvina, ish-Kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat dhe ka folur për zhvillimet më të fundit politike në vend.

Berisha i bëri thirrje socialistëve që të largojnë sa më parë Edi Ramën pasi sipas paraqet një rrezik kombëtar.

“Siç e patë erdha këtu të vizitoj një ekspozitë nga piktori Avni Delvina. Ekspozitë e frymëzuar nga transformimi i Donald Trump. Çdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt. U bëj thirrje socialistëve në interesin më të mirë të tyre që të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti sepse e them me bindjen time më të thellë se urrejtja ndaj tij bëhet çdo ditë me e pakufishme. Të mos lejojnë përshkallëzimin e  situatës sepse ky është një revolucion i nisur nga studentët. Çdo javë e Ramës në pushtet është rrezik kombëtar”- tha ndër të tjera ish-Kryeministri, Sali Berisha. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303