fbpx

Thirrja e fortë e Yuri Kim, reagon Ervin Bushati: Raste ka edhe në Amerikë…

yuri-kim-2-770x422.png

Deputeti Ervin Bushati ka komentuar për A2 thirrjen që bëri disa ditë më parë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila u kërkoi liderve të partive politike që të hiqnin nga listat  kandidatët me të shkuar kriminale. Bushati u shpreh se në të gjitha vendet e botës ka një dëshirë që politika të pastrohet, të mos ketë problematika, ku solli edhe rastin e Amerikës.

“Raste ka edhe në Amerikë. Për herë të parë u sulmua Capitol Hill. Edhe demokracia më e vjetër në botë e pa që nuk ishte imune ndaj këtyre fenomeneve. Më rezulton që në Shqipëri, si ky rast, nuk mendoj se ne nuk kemi pasur, me gjithë protestat e dhunshme të opozitës. Shpresoj që opozita të jetë më e qetë dhe të pranojë rezultatin e 25 prillit”, u shpreh Bushati për A2.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303