fbpx

Thirrja e Petrit Vasilit që del kundër politikës së Bashës

Basha-Vasili-e1554629169622.jpg

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, ka thënë ditën e stome se mazhoranca është diskretituar dhe se e vetmja zgjidhje mbeten zgjedhjet.

Në një postim në Facebook, ai thekson se opozita ka dëshmuar se është e vendosur në luftën pa kompromis ndaj sistemit aktual të korruptuar dhe ka bërë thirrje për zgjedhje menjëherë.

“Zgjedhje menjëherë, ky është shpëtimi i vetëm i vendit nga antishteti dhe antiqeverisja”, shkruan Vasili.

Por kjo thirrje e nënkryetarit të LSI-së duket se del kundër projektit të liderit të opozitës, Lulzim Basha, i cili kërkon zgjedhje vetëm pas një periudhe kohore me një qeveri tranzitore.  /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303