fbpx

Thirrja urgjente/ 2268 mjekë dhe infermierë vullnetarë gati për ‘luftën’ me koronavirusin

ogerta-manastirliu-770x429.png

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se pas thirrjes për infermierë vullnetarë, rreth 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur kësaj thirrje.

Mnistrja Ogerta Manastriliu ka bërë të ditur lajmin, ndërsa i ka drejtuar një lutje të madhe qytetarëve, për të respektuar rregullat.

“2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.

Dhe me NJË LUTJE TË MADHE PËR QYTETARËT QË SHKOJNË NË DYERT E SPITALEVE DHE QENDRAVE SHËNDETËSORE:

Ndani me stafet mjekësore çdo informacion në lidhje me lëvizjet apo kontaktet që keni patur. Kjo është thelbësore!

Kështu ua lehtësoni punën atyre mijëra epidemiologëve, mjekëve dhe infermierëve që në këto orë janë duke punuar me vetëmohim në shërbim të popullit.

🔴 MOS LËVIZNI NË RRUGË AS ME KËMBË NËSE NUK E KENI TË DOMOSDOSHME! JU LUTEMI🙏”, shkruan Manastirliu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303