Thirrja urgjente/ Gazetari i njohur shqiptar diagnostikohet me sëmundjen e rëndë, kolegu shpërndan postimin e djalit të tij

ambu.jpg

Gazetari Ervin Baku ka shpërndarë në rrjetin social Facebook njoftimin e djalit të komentatorit të njohur sportiv Moisi Dalipaj ku njofton se ky i fundit po përballet me një sëmundje të rëndë dhe i duhet urgjent të kryejë një ndërhyrje të komplikuar.

Postimi i plotë:

I bashkohem me mish e me shpirt THIRRJES SË SOLIDARITETIT TË FAMILJES DALIPAJ, për njeriun e tyre më të dashur, por njëkohësisht kolegu ynë i mrekullueshëm, shoku, miku, vëllai ynë, Dajo Moisi Dalipaj!

Këtë ndeshje shumë të vështirë TI DO TA FITOSH DAJO! Kaq di të them. Do ta fitosh me ndihmën e të Madhit Zot dhe mbështetjen e të gjithëve! FORCA DAJO!

Njoftimi i djalit të gazetarit:

Te dashur miq,

Do deshironim si familje te mos e shkruanim kurre kete status por ne keto dite te veshtira na duhet Mbeshtetja juaj.

Babai im i mire dhe mbi te gjitha komentatori i zellshem Moisi Dalipaj eshte diagnostikuar me nje semundje te rende! Si pasoje e se ciles i duhet te kryeje nje nderhyrje tejet te komplikuar e nje rrugetim jo te lehte qe te siguroje vazhdimesine e shendetit te tij. Moisiu eshte ai qe na ka falur vetem optimizem  dhe po vazhdon e ben edhe ne keto momente shume te veshtira per te.  Ndaj sot perulsisht dhe me shume mirnjohje kerkojme mundesine per perballimin e ksaj nderhyrje urgjente dhe jetike per babin tim

Kerkojme ndihmen tuaj dhe te gjithkujt ne emer te jetes dhe shendetit te Moisi Dalipit, nese mundeni.

Faleminderit paraprakisht,

Familja Dalipaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303