Thirrje për Liam Neeson: Hey, do të rrëmbejmë në Shqipëri

“Hey Liam! Ti i ke bërë njerëzit e të gjithë botës të mendojnë se shqiptarët janë kriminelë, keqbërës dhe rrëmbyes. Merr avionin se do të rrëmbehesh, nga bukuritë e Shqipërisë!”.

Është zgjedhur kjo mënyrë origjinale nga qeveria shqiptare për të promovuar turizmin dhe bukuritë e natyrës shqiptare.

Një video si një thirrje personale ndaj aktorit irlandez, i njohur nga publiku shqiptar në filmin “Taken”, në rolin e një ish-agjenti të CIA-s, vajza e të cilit rrëmbehet nga trafikanti shqiptar, “Marko from Tropoja”.

Ndërkohë që nga BE u premtua se vendit do t’i akordohen 40 milionë euro për turizmin. Pjesë e fushatës u bë edhe një peticion, ku kërkohet të nënshkruhet që aktori të vijë në Shqipëri dhe të rrëmbehet nga natyra, mikpritja dhe traditat e përjetshme të saj.