29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Thirrje të rinjve/ Bashkia Tiranë grante biznesi: Kriteret dhe afati për aplikim

spot_img

Bashkia e Tiranës ka lançuar programin e Nxitjes së Punësimit të Biznesit Rinor, ndërsa ka shpallur thirrjen e parë për dorëzimin e aplikimeve për grante biznesi. Përmes këtij projekti Bashkia synon të mbështesë plane të qëndrueshme biznesi të krijuara nga të rinjtë e kryeqytetit.

Kandidatët duhet të marrin pjesë vetëm me një ide biznesi dhe do të pranohen ato të cilët kanë një ide biznesi ose që kanë një biznes ekzistues të vogël dhe kanë nevojë për mbështetje financiare për zgjerimin e tij. Prioritet do t’i jepet të rinjve nga mosha 18 – 35 vjeç, të rinj që janë në proces studimi në Universitet, të papunë apo qytetarë me aftësi të kufizuara.

Projekti do të ndahet në tre faza, ku faza e parë përfshin aplikimin përmes formularit; në fazën e dytë nis trajnimi i aplikantëve me idetë më të mira të biznesit mbi aftësi të përgjithshme biznesi. Ndërsa, në fazën e tretë fituesit e përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit do të firmosin një kontratë 18-mujore për të përfituar financimin e grantit dhe për të marrë mbështetje këshilluese.

Kandidatët duhet të dorëzojnë formularin e aplikimin në Sektorin e Pritjes me Qytetarin pranë Bashkisë Tiranë dhe bashkangjitur me të edhe të gjitha dokumentet që vërtetojnë arsimin, kualifikimin dhe eksperiencën e tyre që korrespondon me idenë e paraqitur për biznes.

Sa i takon dokumentacionit të nevojshëm për aplikim, ai përfshin kartën e identitetit; dokumente justifikuese nëse i përket grupeve vulnerabël si dhe formularin standard të idesë së biznesit të plotësuar. Ndërkohë, Bashkia do të sigurojë për çdo aplikant certifikatën familjare dhe vërtetimin e Drejtoria e Tatim Taksave nëse aplikantët nuk kanë detyrime ndaj institucionit.

12 marsi është përcaktuar edhe si afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për pjesëmarrje.

Grupet e të rinjve që do t’u jepet prioritet.

Të rinj / të reja (18-35 vjeç);

Të rinj nga zonat rurale të Bashkisë së Tiranës;

Të rinj / të reja me aftësi të kufizuar;

Të rinj dhe të reja, banorë të  Qytetit të Tiranës, që janë në proces studimi në Universitete

Publike apo Jo – Publike (Studentë/e).

Të rinj dhe të reja të papunë që nuk u përkasin kategorive më lartë.

Aktivitetet e pranueshme për biznes janë nga sektorët e mëposhtëm, përkatësisht:

Bizneset rurale;

Turizmi;

Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK);

Industria Tekstile;

Shërbimet;

Artizanati;

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat