Thjesht do të këndojë! Bruno Mars i lutet publikisht organizatorëve të Grammy Awards që ta lejojnë të performojë

Photo-Credit_-Harper-Smith-1615344676.jpg

Photo-Credit_-Harper-Smith

Artisti i famshëm Bruno Mars  emri i vërtetë i të cilit është Peter Gene Hernandez, duket se nuk e ka patur aspak problem tu lutet organizatorëve të Grammy  Awards për të performuar.

Bruno është padyshim një emër mjaft i suksesshëm i cili ka marrë shumë çmime dhe nominime, përfshirë 11 Grammy Awards, 3 Brit Awards, 9 American Music Awards, 10 Soul Train Awards dhe mban 3 rekorde Guinness; është shfaqur në listat e Time dhe Forbes si një nga njerëzit më me ndikim dhe prap nuk e pati problem ti lutet publikisht organizatorëve të Grammy Awards.

Këngëtari njoftoi se ai dhe reperi amerikan Brandon Paak Anderson, i njohur me emrin skenik Anderson .Paak, kanë krijuar grupin e njohur si Silk Sonic. Kënga e tyre debutuese, “Leave the Door Open”, u publikua më 5 mars. Albumi debutues do të titullohet “An Evening with Silk Sonic”.

Bruno Mars kërkoi që organizatorët e Grammy-t t’i vendosnin në listat e këngëtarëve performues.

Mars u zotua se do të ndiqnin protokollet e sigurisë, madje bëri shaka duke thënë se janë të gatshëm të bëjnë edhe audicion. Ai shtoi se ata “nuk kanë qenë në gjendje të performojnë prej kohësh” dhe “thjesht duan të këndojnë”.

“Shpresoj se do ta shqyrtoni këtë kërkesë dhe do të na jepni mundësinë të shkëlqejmë. Me shumë dashuri, Silk Sonic.”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303