fbpx

“Thuaj që ka vdekur nga Covid”…Ja si reagon Pëllumb Pipero pasi i lexohet mesazhi

Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero ka folur serish sot për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vend.

Në një intervistë në studion e Abc News ai u pyet edhe për një mesazh që i kishte mbërritur gazetarit Xhafo nga një qytetare, e cila i ka shprehur mosbesimin e saj për ekzistencën e koronavirusit.

Sipas saj pas vdekjes së një të afërmi, familjarëve u është kërkuar që ta deklarojnë si viktimë të koronavirusit.

“Nuk mund të ndodhë pavarësisht se çfarë thonë. Pa një letër konfirmuese nga mjeku që është Covid nuk ka shanse të ndodhë kjo gjë. Nuk duhet ta besojmë”, u shpreh Pipero.