Ndonëse qeveria vendosi rregulla dhe fasha orare të caktuara për frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, ato nuk janë zbatuar nga të gjithë qytetarët.
Janë të shumtë ata që kanë vendosur të thyejnë karantinimin e të dalin nga shtëpitë për arsye nga më të ndryshmet jashtë orarit 05:00-13:00 të vendosur tashmë nga qeveria.
Burime nga policia konfirmojnë se numri i këmbësorëve dhe shoferëve të ndëshkuar është 2100 në total.
Po ashtu janë ndëshkuar edhe 1100 shoferë që lëviznin jashtë orarit të përcaktuar apo pa dokumentin e autorizimit.
Advertisement