13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Thyhet tabuja mashkullore, një arbitre femër në derbin Tirana-Partizani

spot_img

Derbi Tirana-Partizani është një nga superndeshjet që mezi po pritet, por një lajm interesant është publikuar ditën e sotme. Në një ndeshje të Kategorisë Superiore do të thyhet tabuja mashkullore, pasi një arbitre femër do të gjykojë ndeshjen mes dy ekipeve.

Mësohet se arbitrja që do gjykojë ndeshjen është Emanuela Rusta, e cila është e vetmja femër gjyqtare që gradohet në nivel ndërkombëtar nga Shqipëria. Në fillim të 2019-ës, Rusta ka marrë këtë titull nga FIFA.

Ajo do jetë gjyqtare linje, ku do asistojë së bashku me arbitrin e njohur, Enea Jorgji./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat