Thyhet zyra e klubit të Superligës

Një ngjarje e rëndë ka “tronditur” gjigantin e Superligës kosovare, Trepçe ’89.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, klubi kosovar ka pohuar se mëngjesin e sotëm është sulmuar dhe thyer zyrat e klubit në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Menjëherë pas konstatimit të shkatërrimit të pronës, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa nuk dihet ende vlera e dëmit të shkaktuar.

Njoftimi për media: “Sot në orët e hershme të mëngjesit thyhen dhe demolohen zyret e Stadiumit Riza Lushta në Mitrovicë. Rasti është ndër hetime dhe deri sa të përfundojnë hetimet nuk dihet saktë se sa është dëmi i shkaktuar.

Nuk është hera e parë që ndodhin këso gjërash të pahishme siq dihet vite më parë ju është vënë edhe flaka Stadiumit.

Kërkojm nga organet e rendit dhe sigurisë për të cilët kemi besim të plotë që të ketë më shumë patrullime sepse po ka rastr kur edhe disa të rinjë për të cilët dyshohet se janë përdorues të substancave narkotike të cilët janë parë shumë shpesh afër Stadiumit“,-mbyllet statusi i klubit.