‘Ti je kot, kush je ti?’/ Hazizaj kapet keq me deputetin

d2c781acc269cea9a63b8cc71b7581ee_L.jpg

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmetin është përfshirë mbrëmjen e sotme në një debat me konstitucionalistin Sokol Hazizaj.

Teksa Përmeti fliste për ndryshimet kushtetuese, Hazizaj e ironizoi duke e pyetur nëse është deputet apo jo. Por as Përmeti nuk e la me aq dhe i ktheu reston konstitucionalistit. “Juve futbollist jeni?”, i tha deputeti Përmeti Hazizaj.

Pjesë nga debati

Përmeti: Problemi nuk është sistemi, por njerëzit. Për 30 vite, kemi treguar që njerëzit që kanë drejtuar kanë qenë gjithmonë problematikë, asnjëherë joproblematikë.

Hila: I korrupton pushteti. Dhe ti po u more do korruptohesh.

Përmeti: Do ta shohim. Për këtë arsye, mbase është e mira për të ndryshuar sistemin për të kontrolluar më shumë këta persona.

Hazizaj: Sistemin kushtetues apo zgjedhor?

Përmeti: Kushtetues pa dyshim.

Hazizaj: Je për ndryshime kushtetuese ti? E ke të realizuar ti?

Përmeti: Pa diskutim. Unë mund të mos e kem të realizuar, por..

Hazizaj: Po çfarë ke të realizuar, ti je kot. Çfarë jeni ju? Deputet jeni?

Hila: Deputet i BD-së.

Përmeti: Juve futbollist jeni?

Hazizaj: Po çfarë deputeti, nuk merrem unë me gjëra të tilla.

Përmeti: Pa bërë gol si Kujtim Gjuzi, a mund të vazhdoj argumentin?

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303