fbpx

“Ti je presidenti më i keq që ka parë ndonjëherë Amerika”/ Debat i ashpër mes Trump dhe Biden

c1_1994215_200930115504.jpg

Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden u përballën në një debat të ndezur të martën, që u karakterizua nga sulme të ndërsjellta, shpesh me ndërprerje fjale e në disa raste me ofeza direkte. Dy pretendentët në zgjedhjet presidenciale amerikane u angazhuan në shkëmbime me tone luftarake në debatin e tyre të parë presidencial.

Të dy kandidatët që në fillim nuk i dhanë dorën njëri-tjetrit si masë parandaluese e pandemisë.

“Të gjithë e dinë që Trump është një klloun dhe një gënjeshtar”, tha 77-vjeçari, Joe Biden, në pjesën e parë të debatit. Më pas, vijoi: “Ti je presidenti më i keq që ka parë ndonjëherë Amerika”.

“Ndërsa tek ti nuk ka asgjë inteligjente. Je një kukull e komanduar nga e majta radikale”, ia ktheu Trump.

Në skenën e Case Western Reserve University të Klivland, në Ohajo, dy kandidatët për Shtëpinë e Bardhë nuk i dhanë asgjë zgjedhënsve të zonës gri, që përpiqen të gjejnë një motiv pse duhet t’i drejtohen kutive të votimit.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303