“T’i jepet fund”. Shpërthen deputeti, nxjerr bashkëpunimin e ‘fshehtë PD-PS’

Pas mbledhjes së grupit demokrat nga Rudina Hajdari, që u zhvillua paraditen e sotme, në një prononcim për mediat deputeti Korab Lita, u shpreh se nuk do të miratohet asnjë marrëveshje jashtë institucionit. Burime bëjnë me dije se në mbledhje është diskutuar për ndryshimin e sistemit, grupi demokrat kërkon të shtohet në objektin e punës edhe pika e ndryshimit të sistemit.

Mbledhja është zhvilluar në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

“PD dhe PS kanë 30 vite që bëjnë marrëveshje. Nuk do të miratojmë marrëveshje jashtë instuticionit. ti jepet fund kësaj. Nuk jemi fasadë, jemi pjesë e këtij komisioni.”- u shpreh Lita.